Guardiola pas barazimit ndaj Crystal Palace: Nuk jemi më në gjendje të fitojmë, penalltia nuk është arsyeja
Pep Guardiola ka thënë se Manchester City nuk e ka merituar fitoren ndaj Crystal Palace në ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2.
Man City dominoi lojën dhe ishte në epërsi prej dy golash, por mysafirët shënuan dy herë në fund dhe morën një pikë.
Humbja e pikëve erdhi për herë të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, dukë i lënë kampionët në vendin e katërt, tre pikë prapa liderit Liverpoolit, që ka një ndeshje më pak.
Katalanasi beson se skuadra e tij po luan mirë, por se po humbet pikë nga pakujdesia, sikurse që ndodhi sot.
“Nuk ishte një aksident, me meritë gabuam dhe dhamë dy pikë. Kur shkakton një penallti si kjo, e meriton…. Nuk jemi në gjendje ta mbyllim ndeshjen”.
“Ndeshjet kundër Spurs, Liverpool dhe sot ishin të shkëlqyera, por ne nuk jemi në gjendje të fitojmë. Ajo që ndodhi është sepse ne nuk jemi mjaftueshëm konsistent për të mbyllur ndeshjet dhe ka shumë arsye. Në hapësirën e penalltisë duhet të jesh i kujdesshëm dhe ne nuk ishim. Nuk e meritonim fitoren”, ka thënë Pep. /telegrafi