Rikthehen emocionet e Premier League-s, La Liga-s dhe Ligue 1
Tri ligat e mëdha evropiane, Premier League, La Liga dhe Ligue 1, rikthehen në aksion.
Premier League, liga më e fortë në Evropë, rikthehet sonte me duelin Burnley-Manchester City.
Skuadra e portierit të Kosovës, Aro Muriç para tifozëve të tyre do të sfidojë kampionët në fuqi të Anglisë, në një ndeshje që parashikohet të sjellë duel interesant.
Në aksion rikthehet edhe La Liga, një tjetër ligë tërheqëse në Evropë. Duelet Sevilla-Valencia dhe Almeria-Rayo Vallecano, hapin edicionin e ri në elitën spanjolle.
Ndërkohë, rikthehen edhe emocionet e Ligue 1. Ballafaqimi mes Nice-s dhe Lille-s, hap zyrtarisht sezonin e ri në elitën franceze.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova pritet të jetë titullar tek skuadra e Lilles.