LAJMI I FUNDIT, Florent Hasani firmos për klubin e madh rumun
Florent Hasani nuk është më pjesë e skuadrës së Tiranës.
Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Rumani dhe pikërisht tek Rapidi i Bukureshtit ku ka firmosur një kontratë për dy sezone e gjysmë.
Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për FK Tirana të vendit të tretë, duke dhënë dhe tre asistime.
Sezonin e kaluar lojtari i ri i Rapid fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit, me 16 gola të shënuar në 34 ndeshje.