Barça harron të fitojë, Joao Felix nuk mjafton ndaj Valencia-s

Barça harron të fitojë, Joao Felix nuk mjafton ndaj Valencia-s

Barcelona harron të fitojë, me katalanasit që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Valencia-s në “Mestalla”, në sfidën e vlefshme për javën e 17 të La Liga-s.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa kampionët e Spanjës realizuan shumë shpejt në fraksionin e dytë, pas dhjetë minutash lojë me Joao Felix.

Pavarësisht rezultatit, Valencia gjeti forcën e duhur dhe reagoi në minutën e 70′, moment kur Hugo Guillamon realizoi golin e barazimit.

Skuadra e Xavi-t provoi gjithçka për gjithçka në minutat pasuese, por goli rezultoi një mision i pamundur.

Në fund 1-1 dhe Barcelona regjistron kështu takimin e tretë radhazi pa fitore, teksa shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mbetet në vendin e tretë, duke humbur terren me kreun.

Në krahun tjetër, Valencia rikthehet të marrë pikë ndaj katalanasve pas afro tre vitesh dhe prek vendin e 10-të me 20 pikë.

Share This