Lautaro Martinez rikuperon në kohë për miqësoren me Egnatian

Lautaro Martinez rikuperon në kohë për miqësoren me Egnatian

Lautaro Martinez do të jetë i pranishëm që nga minuta e parë në miqësoren mes Interit dhe Egnatias.

“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se lojtari nga Argjentina, i cili nuk u aktivizua në miqësoren e para pak ditëve në Austri përballë Salcburgut pasi kishte një problem të vogël fizik, është rikthyer të stërvitet me regjim të plotë.

Tashmë duket se gjithçka ka kaluar dhe bomberi zikaltër do të jetë gati që të ndeshet me ekipin shqiptar.

Sa i përket takimit në Ferrara mendohet se trajneri zikaltër ta shfrytëzojë për të bërë të tjera eksperimente me skemat.

Share This