
Mot me diell e vranësira të shpërndara, këto pritet të jenë temperaturat për nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e nesërme.
Nga IHMK, thuhet se nesër pritet që të mbajë mot me diell, e vranësira të shpërndara.
‘’Parashikimi i motit për të dielën, 19 prill 2026
‘’Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara .
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi 1 – 7 m/s’’, thuhet në njoftim.


