Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e tretë në Evropian
Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.
Kampionati Evropian i xhudos është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer.
Distria Krasniqi ia ka siguruar Kosovës medaljen e tretë të bronztë në kampionatin që po zhvillohet në Kosovë.
Kampionia Olimpike në repesazh ka mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer, në kategorinë deri në 57 kilogram, shkruan lajmi.
Dardan Cena dhe Nora Gjakova po ashtu fituan medaljen e bronztë, derisa mundësi për të fituar të artën ka Akil Gjakova, i cili do të luaj në finale.