“Çmendet” Ramadani, shënon supergol nga distanca

“Çmendet” Ramadani, shënon supergol nga distanca

“Çmendet Ramadani”. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka gjetur golin e parë në Serinë A, teksa ka shënuar me një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë avantazhin Lecces në sfidën ndaj Frosinones.

Ramadani ishte sërish mes titullarëve të puljezëve para mbrojtjes dhe në minutën e 89’, kur Lecce ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, provoi me një goditje nga distanca, ku gjeti edhe ‘bashkëpunimin” e portierit që grushtoi dobët, duke dërguar topin në rrjetë.

Festë e mesfushorit shqiptar, por edhe e të gjithë stadiumit në Lecce, për golin spektakolar, që u dha vendasve avantazhin 2-1.

Share This