Ja si duket renditja e Superligës pas ndeshjeve të së shtunës
Sot janë zhvilluar tri ndeshjet në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është mposhtur nga Malishevës me rezultat 1:2, ndërkohë, Feronikeli 74 fitoi në udhëtim te Fushë Kosova, 1:0.
Rezultati në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll 1:0.
Pavarësisht rezultateve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38-të pikë e ndjekur nga Drita e Llapi që kanë grumbulluar nga 21 pikë.
Malisheva gjendet në vendin e pestë, me Prishtinën që është një vend më poshtë.
I gjashti është Dukagjini, i ndjekur nga Feronikeli ’74 dhe Gjilani,
Fushë Kosova dhe Liria renditen në dy vendet e fundit.
Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje, ku Prishtina përballet me Ballkanin, kurse Llapi me Lirinë.