Dita e përballjeve të rivalëve të vjetër – Peja pret Prishtinën, Trepça sfidohet nga Bashkimi
Java e 13-të në Superligën e Kosovës do të nis sot, me dy ndeshje derbi që janë në program për t’u zhvilluar.
Dita e sotme është e rezervuar për përballjet mes rivalëve të vjetër në basketbollin tonë.
Takimi i parë do të zhvillohet nga ora 17:00, mes Trepçës dhe Bashkimit, në palestrën sportive “Minatori”.
Mitrovicasit kanë bilanc prej dhjetë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje.
Sfida e dytë pritet të jetë edhe më e interesante, mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në “Karagaçi”, transmeton GE.
Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje deri tash, kurse prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje.