Vjen fitorja e radhës, Dyshja Richarlison-Kulusevski nderon Tottenhamin
Tottenham Hotspur e lë përfundimisht pas krahëve krizën e rezultateve të javëve të fundit.
Pas suksesit të thellë 4-1 ndaj Newcastle, skuadra londineze mori maksimumin e pikëve dhenë fushën e Nottinhgamit, ku shënoi nga një gol në çdo pjesë.
Në fundin e fraksionit të parë, Richarlison dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të dhënë nga Kulusevski.
Ishte pikërisht asistuesi në rastin e golit të parë që i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij në 65-tën.
Në të 70-tën Bissouma u ndëshkua me karton të kuq, por edhe pse në inferioritet numerik, Tottenhami e ruajtur të paprekur portën e tij, duke marrë maksimumin e pikëve në këtë transfertë.