“Nuk mund të humbasim pikë”, Tomori: Ibra i përshtatet Milanit
Milan nuk ia doli të vazhdonte rrugëtimin në Champions League me kuqezinjtë që eksperiencën në Europë duhet ta vazhdojnë nga Europa League, një kompeticion të cilin mbrojtësi i Milan, Fikayo Tomori beson se italianët mund ta fitojnë.
Nga ana tjetër, anglezi i bën thirrje shokëve të ndryshojnë kurs edhe në kmapionat duke qenë se deri në javën e 15, kanë lënë shumë pikë rrugës.
“Një nga objektivat e fillimit të sezonit ishte të kalonim grupin në Champions League, nuk ia dolëm, por do të vazhdojmë në Europa League. Është një kompeticion në të cilin jam i bindur se do të bëjmë mirë. Tashmë na pret ndeshja me Monzën, është nga ato sfida që kërkon vëmendje maksimale dhe përqëndrim për 95 minuta. Kemi humbur disa pikë në kampionat, duhet të mendojmë për klasifikimin.
Rikthimi i Ibrahimovic? Ai ka një mentalitet fituesi, kërkon të fitojë gjithmonë. Kështu ishte kur luante në fushë, dhe po kështu ishte edhe kur qëndronte jashtë fushe i dëmtuar. E di se do të jetë njësoj edhe tani në rolin e drejtuesit, ka një mentalitet që pështatet me atë të Milanit. Jam shumë i lumtur që do ta kemi sërish në mesin tonë”, u shpreh Tomori.