Elita e futbollit rikthehet me derbin e madh Ballkani-Prishtina
Superliga e Kosovës në futboll, vjen këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 18-të.
Kjo xhiro nis të shtunën pasdite, ku do të takohen Fushë Kosova-Feronikeli 74, Dukagjini-Gjilani dhe Drita-Malisheva.
E diela pasdite sjellë dy sfida të “nxehta” që luhen në Suharekë dhe Prizren. Kryendeshja do të luhet mes Ballkanit dhe Prishtinës, sfidë kjo që parashikohet të sjellë duel tejet interesant.
Suharekasit vijnë pas humbjes nga Llapi 5:3 dhe eliminimit nga Liga e Konferencës dhe do të kërkojnë këndelljen ndaj kryeqytetasve, kurse, Prishtina është në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë.
Në të njëjtën ditë luhet edhe ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Llapit, një tjetër duel joshëse.
Prizrenasit gjenden në vendin e fundit dhe në krizë të rezultateve, ndërsa llapjanët do të tentojnë të mbajnë formën e mirë dhe të ndjekin Ballkanin në luftë për titull.
Superliga /Java e 18-të
Të shtunën takohen:
Fushë Kosova-Feronikeli ‘74
Dukagjini-Gjilani
Drita-Malisheva
Të dielën takohen:
Ballkani-Prishtina
Liria-Llapi
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00