Goditi arbitrin, ky është dënimi për presidentin e Ankaragucut
Presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca, është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler.
Komisioni i Disiplinës në federatën turke të futbollit e ka pezulluar përjetë presidentin e klubit Ankaragucu, Faruk Koca, që goditi me grushte gjyqtarin Halil Umut Meler në përfundim të ndeshjes kundër Rizespor.
Ndërkaq, klubi është dënuar edhe me një gjobë prej 60 mijë eurosh dhe do të luajë 5 ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve. Këto janë masat e marra nga federata turke e futbollit pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin pak ditë më parë.
Pas këtyre ngjarjeve futbolli në Turqi u pezullua dhe do të rifillojë me 19 dhjetor.
Presidenti Koca u arrestua pas incidentit dhe më pas dhe dorëheqjen nga drejtimi i klubit.