Fernando dhe Sevilla në janar ndajnë rrugët
Fernando Reges dhe Sevilla raportohet se do të ndajnë rrugët muajin e ardhshëm.
Mesfushori veteran sipas medieve spanjolle, do largohet nga Sevilla për të tu transferuar në Vasco Da Gama.
Kontrata e ish-asit të Manchester Cityt, me Sevillan do të përfundojë në fund të sezonit, por Fernando qysh në muajin janar do ta mbyll aventurën me klubin e njohur spanjoll.
Lojtari aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim që kishte pësuar në ndeshjen e ligës kundër Villarrealit dy javë më parë.