Anglezi Oliver ndanë drejtësinë në finalen Kosovë-Turqi

Anglezi Oliver ndanë drejtësinë në finalen Kosovë-Turqi

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe gjyqtari kryesor i finales së “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë.

UEFA i ka besuar drejtimin e kësaj përballjeje arbitrit të njohur anglez, Michael Oliver, një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të zhvillohet më 31 mars në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Oliver në këtë sfidë do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Christopher Kavanagh.

Kjo përballje vendimtare do të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionati Botëror 2026.

Fituesi i këtij takimi do t’i bashkohet përfaqësueseve të SHBA-së, Paraguait dhe Australisë në fazën e grupeve të turneut madhor që mbahet këtë verë në Amerikën e largët.

Share This