S’largohet nga Napoli, Osimhen bëhet më i paguari
Napoli dhe ylli i skuadrës së tyre, Victor Osimhen raportohet se janë afër marrëveshjes për kontratën e re.
Ylli nigerian duket se ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek kampionët në fuqi të Italisë.
Sipas medieve italiane, Napoli dhe Osimhen janë afër të zyrtarizojnë marrëveshjen e re.
Marrëveshja e re e Victor Osimhen me Napolin thuhet se do të përfshijë rritje të madhe page.
Siç raportohet, sulmuesi nigerian do të jetë një nga lojtarët më të paguar në historinë e klubit të Napolit, derisa marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Ndryshe, Osimhen prej kohësh është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe PSG-n.