NBA/ Bucks nuk i llogarit Pacers, Lakers fitore me vuajtje ndaj Spurs
Milwuakee Bucks mori fitoren e dytë radhazi në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Adrian Griffin, fitoi 140-126 ndaj Indiana Pacers.
Një ndeshje e cila nisi me marshin e duhur nga vendasit, duke qenë dominues në çdo periodë.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll në avantazhin e 7 pikëve për Bucks, (70-63). Pas kthimit nga pushimi, miqtë për asnjë moment nuk rrezikuan kundërshtarin. Duke u dorëzuar pak para fundit me rezultatin përfundimtar që foli në favor të Bucks.
Ishte mbrëmja e madhe e basketbollistit grek, Giannis Antetokoumpo, autor i një shifre të çmendur prej 64 pikësh dhe 14 topave në tabelë! Nga ana tjetër, Halibourton dhe Turner ishin të pamjaftueshëm për Pacers.
Me këtë sukses Bucks u ngjit në vendin e dytë pas Boston Celtics në tabelën e klasifikimit, ndërsa Pacers mban vendin e pestë në renditje. Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 122-119.
Miqtë i bënë një dominim të mirë sfidës, por në periodën e fundit rrezikuan ta humbnin ndeshjen. Pasi Spurs realizuan një 10-minutësh spektakolar. Pjesa e parë foli në favor të Lakers, me shifrat 50-63.
Në të dytën u duk sikur nuk do të kishte më histori, ku edhe në periodën e tretë Lakers thelluan avantazhin e tyre në +18. Fundi i duelit ishte shumë emcoionues, kjo për meritë të vendasve.
Të cilët arritën të shënojnë plot 45 pikë. Gjithsesi perioda e fundit ishte e pamjaftueshme për Spurs, me fitoren që u takoi miqve, nisur edhe nga 37 pikët e Anthony Davis, raporton SS.
Ky sukses i shërben Lakers që të rikonfirmojnë pozitat në pjesën e sipërme të klasifikimit, përkatësisht në vendin e pestë. Ndërsa Spurs mbetet në fund të renditjes në Konferencën e Perëndimit.