MKRS: Të gjitha rrugët çojnë drejt Pallatit të Rinisë dhe Sporteve

MKRS: Të gjitha rrugët çojnë drejt Pallatit të Rinisë dhe Sporteve

Dy ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian të Hapur të Xhudos, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Kjo ngjarje sportive që është një nga më të mëdhat që zhvillohet në vendin tonë, vjen ekskuzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe për xhudistët kosovarë.

“Evropiani i Hapur i xhudos, do të nis në shtunën me rrethin preliminar nga ora 10:30, ndërsa blloku final zhvillohet nga ora 17:00. Të shtunën të gjitha rrugët çojnë në Pallat të Rinisë dhe Sporteve, ku do të mbahet për herë të parë në Kosovë, Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos!”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi, xhudistët elitarë nga e gjithë Evropa do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Share This