Enrique mesazh rivalëve: Në shkurt do të jemi më të fortë
Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, është shprehur i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në rundin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Francës mbrëmë barazuan me Borussia Dortmundin, rezultat ky që i sigurojë parisienëve kalimin në rrethi tjetër të garës më të madhe në Evropë.
“Ne kemi një skuadër që krijon shumë raste, sulmojmë shumë, madje edhe larg shtëpisë sonë. Kemi pasur shumë mundësi shënimi”, ka thënë Enrique.
Strategu spanjoll thotë se skuadra e tij, do të jetë edhe më e fortë në muajin shkurt, atëherë kur rikthehen garat e Ligës së Kampionëve.
“Në shkurt do të jemi shumë më të fortë. Tani ende jemi në fillim të ndërtimit të projektit, por më pëlqen qëndrimi i lojtarëve të mi. Ata luftojnë shumë edhe kur janë të frustruar”, ka theksuar Enrique.