City e Leipzig e mbyllin fazën e grupeve me fitore

City e Leipzig e mbyllin fazën e grupeve me fitore

Janë mbyllur ndeshjet e Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka mposhtur Crvena zvezda me rezultat 3:2.

City zhbllokoi rezultatin në minutën e 20 përmes një goli të debutuesit 20-vjeçar, Micah Hamilton, skuadra e Pep Gurdiolës e dyfishoi atë avantazh me Oscar Bobb.

Crvena zvezda e ngushtoi rezultatin kur Hwang In-beom shënoi, por mysafirët e vulosën fituesin me golin e Kalvin Phillips.

Aleksandar Katai shënoi për rezultatin përfundimtar.

Fitore ka shënuar edhe RB Leipzig ndaj Young Boys me rezultat 2:1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Benjamin Sesko dhe Emil Forsberg për vendasit, derisa për mysafirët shënoi Ebrima Colley, shkruan lajmi.

Manchester City e mbyll fazën e grupeve si lider i Grupit G me 18 pikë, RB Leipzig ka kaluar po ashtu tutje me 12 pikë, Young Boys kanë rënë në Ligën e Evropës me katër pikë, ndërsa Crvenza Zvezda ashtu siç edhe pritej i thotë lamtumirë Evropës.

Share This