United “gropë”, Ten Hag: Luajtëm shumë mirë, komplimente djemve
Edhe pse Manchester United vazhdon t’u shkaktojë dhimbje të mëdha tifozëve me futbollin kaotik që zhvillon dhe humbjet e shumta që po pëson, Erik ten Hag vijon të mbrojë skuadrën.
“Nuk u eliminuam për shkak të humbjes ndaj Bayernit, kjo është e qartë. Ne bëmë disa paraqitje të mira në grup, por nuk mjaftuan për t’u kualifikuar. Kundër Bayernit luajtëm shumë mirë, nuk e meritonim humbjen.
U treguam shumë të aftë në organizimin e mbrojtjes, gjithashtu ishim shumë mirë në presing. Mos të harrojmë që luanim përballë një skuadre të fortë si Bayerni.
Djemtë e mi dhanë gjithçka, shpirti ishte i duhuri. Më duhet t’u jap merita lojtarëve. Komplimente të mëdha për mënyrën se si punuan kundër Bayernit”, u shpreh trajneri holandez.
Humbja 0-1 në “Old Trafford” solli fundin e rrugëtimit europian për United, ndërkohë që skuadra ka vendosur një rekord shumë negativ.
Në 24 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet, “Djajtë e Kuq” kanë humbur 12 prej tyre!