Ballkani-Lincoln Red Imps, ja formacionet zyrtare

Ballkani-Lincoln Red Imps, ja formacionet zyrtare

Ballkani dhe Lincoln Red Imps do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të vazhdojë aventurën në Evropë, ku pas pak minutash do të ballafaqohet me Lincoln Red Imps e Gjibraltarit, në një sfidë që pritet të sjellë duel interesant.

“Xhebrailat” konsiderohen favorit përballë klubit modest nga Gjibraltari, andaj synimi është vetëm fitorja.

Problemi kryesor tek skuadra e Ilir Dajës është mungesa e qendërsulmuesit Albion Rrahmani, i cili pak ditë më parë iu bashkua Rapid Bukureshtit.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave për ndeshjen që starton në orën 20:45.

Share This