Lis Shoshi zyrtarisht i bashkohet kampionëve në fuqi

Lis Shoshi zyrtarisht i bashkohet kampionëve në fuqi

Basketbollisti Lis Shoshi zyrtarisht është transferuar te KB Peja.

Klubi pejan përmes një njoftimi, ka konfirmuar blerjen e Shoshit, i cili konsiderohet një nga basketbollistët më të mirë në vendin tonë.

“Gjejeni kush është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Kosovës.

Reprezentuesi i Kosovës është kthyer në parket në ndeshjet e ‘Dardanëve’ për parakualifikueset e Eurobasket 2025 duke lënë anash lëndimin e pësuar kohë më parë.

Share This