Man United-Bayern Munich, formacionet e superpërballjes në Champions
Manchester United dhe Bayern Munich kanë publikuar 11-shet startuese para kryendeshjes së mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Stadiumi “Old Trafford” është vendtakim i dy ekipeve të Grupit A, që do të përballen nga ora 21:00, shkruan lajmi.
Bayern Munich luan për “statistika” për faktin se kanë përfunduar çështjen e kualifikimin me kohë.
E njëjta nuk mund të thuhet edhe për Manchester United që synon medoemes fitoren, duke shpresuar edhe në barazimin mes Copenhagës dhe Galatasarayt, për të kaluar tutje.
Formacionet zyrtare:
Manchester United: Onana, Dalot, Varane, Maguire, Shaw, McTominay, Amrabat, Antony, Bruno Fernandes, Garnacho, Hojlund.
Bayern Munich: Neuer, Kim, Davies, Upamecano, Mazraoui, Kimmich, Goretzka, Sane, Musiala, Coman, Kane.