Luis Enrique: Fati, në duart tona
Luis Enrique do të ketë gjithçka në lojë në ditën e fundit të fazës së grupeve të Champions League.
Në Grupin F do të jetë një sfidë në distancë: nga njëra anë PSG-ja e tij, e angazhuar në Westfalenstadion kundër një Dortmundi tashmë të kualifikuar, nga ana tjetër Milani dhe Newcastle, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në St. James’ Park.
Me një fitore parisienët do të merrnin gjithçka, kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa me një barazim apo një humbje rrezikonin të parakaloheshin nga një prej dy ndjekësve:
“Ne kemi fatin në dorë në këtë grup të vështirë – fjalët e trajnerit spanjoll në konferencën për shtyp – Duam të fitojmë dhe ta përfundojmë grupin në krye”.
Në Sky Sport, ai ka folur edhe për momentin e komplikuar të Gianluigi Donnarumma-s:
“Sa e vështirë është të jesh portier… Gabimet që bën gjithmonë janë të amplifikuara dhe flitet shumë për këtë. Kjo është shumë e padrejtë. Donnarumma është një nga më të mirët në botë, ai është një lojtar i madh brenda dhe jashtë fushës. Kur një sulmues ose mbrojtës gabon, nuk ka problem, nëse portieri gabon, veçanërisht nëse ai portier është Gigio, ka gjithmonë një rrëmujë totale… Unë kam shumë besim tek ai”.