‘Shumë zhurmë për asgjë’, Mbappe qëndron edhe këtë vit në PSG

‘Shumë zhurmë për asgjë’, Mbappe qëndron edhe këtë vit në PSG

Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG këtë verë, me francezin që ka informuar Nasser Al-Khelaifi se do të qëndrojë për sezonin 2023-24.

Saga e Mbappe është zvarritur me vite dhe ka parë një kthesë tjetër.

Francezi, i cili më parë ka informuar PSG-në se nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën e tij me klubin përtej vitit 2024, tani duket i sigurt se do t’u japë atyre të paktën një sezon më shumë.

Në të vërtetë, skuadra e Ligue 1 u përpoq të shiste Mbappe për t’u siguruar që ata të mos e humbnin atë për asgjë, por, sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, 24 -vjeçari i ka thënë klubit se nuk do të largohet t’i bashkohet Real Madridit apo dikujt tjetër – këtë verë.

Ai ishte lënë jashtë skuadrës së turneut të PSG-së në Azi dhe dukej pothuajse i sigurt për t’u larguar, megjithëse tani ka informuar presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, se ai do të qëndrojë dhe do të përfundojë vitin e fundit të kontratës së tij.

Share This