Dybala shqetëson Mourinhon, ndeshjet që humb argjentinasi

Dybala shqetëson Mourinhon, ndeshjet që humb argjentinasi

Paulo Dybala do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën tri javë. Arsyeja është dëmtimi muskulit të kofshës (fleksor) që evidentuan testet instrumentale të kryera këtë të martë.

Kujtojmë që argjentinasi u zëvendësua gjatë ndeshjes me Fiorentinën për shkak të problemeve fizike.

Kjo është ndalesa e tretë e sezonit për argjentinasin, i cili pritet të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.

Rikuperimi për ndeshjen ndaj Juves, më 30 dhjetor, është shumë i vështirë. Prandaj, 30-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Josè Mourinhos për ndeshjen me Sherif Tirsapolin, Bolognan, Napolin dhe Juventusin.

Lajm i keq për Josè Mourinhon, i cili tani do të duhet të rishikojë disa ekuilibra në sulm. Verdhekuqtë, për momentin, janë në vendin e katërt në Serinë A me pikë të barabarta me Bolognan, kundërshtarja e radhës në Serinë A.

Me shumë gjasa, në sulm do të aktivizohet Belotti, pasi ndaj Bolognas do të mungojë edhe Lukaku, i ndëshkuar me karton të kuq në takimin me Fiorentinën (1-1).

Roma është e pamposhtur në Serie A që nga 29 tetori i kaluar,  kur u mposht 0-1 nga Interi.

Share This