Ademi: Jemi në bisedime me disa trajnerë, nuk e kemi ndërmend emërimin deri në shkurt

Ademi: Jemi në bisedime me disa trajnerë, nuk e kemi ndërmend emërimin deri në shkurt

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar për lajmi.net se ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me disa raportime në media, për përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses së Kosovës, anise pranoi që janë në bisedime me disa trajnerë.

Sipas kreut të FFK-së, Kosova nuk do të bëhet me trajner të ri deri në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

“Deri nga fundi i muajit janar, respektivisht fillimit të muajit shkurt nuk kemi ndërmend të emërojmë ndonjë trajner të ri. Jemi në bisedime me disa trajnerë, por nuk kemi asnjë emër konkret deri tani” – ka thënë Ademi.

Në media është raportuar për bisedimet më intensive mes drejtuesve të shtëpisë së futbollit të Kosovës me trajnerin spanjoll, Roberto Moreno, por që deri më tani ende nuk është njoftuar për marrëveshje eventuale.

Kosova ka mbetur pa trajner pas largimit të Primoz Glihas, i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të Alain Giresses, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova synon të lë prapa kualifikimet e Evropianit dhe të bëhet gati me trajnerin e ri për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.

Share This