Struga thyen Hesperange, Ibraimi shënon het-trick
Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Ligën e Konferencës.
Struga e Shpëtim Duros, ka bërë hapin e madh për kualifikim në fazën e play-off-it, pasi sot mundi Hesperange e Luksemburgut, me rezultat 3-1, në sfidën e parë të rrethit të tretë në këtë ligë evropiane.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte Besart Ibrahimi, i cili shënoi het-trick në minutën e 23-të, 40-të dhe 77-të, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Dominik Stolz në minutën e 46-të.
Ndeshja kthyese luhet pas një javë në Luksemburg.