Erdhi te Barcelona në verë, “surpriza” e La Liga kërkon të transferojë ish-lojtarin e saj

Erdhi te Barcelona në verë, “surpriza” e La Liga kërkon të transferojë ish-lojtarin e saj

Kaloi te Barcelona, vetëm në fillim të sezonit, por duket se mund të largohet nga këta të fundit, në merkaton e dimrit.

Bëhet fjalë për “tankun”  e mesfushës, Oriol Romeu, pasi duke parë ecurinë e këtij sezoni, “bardhekuqtë” kërkojnë forca shtesë, në çdo pozicion të fushës.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të transferuar “veteranin” e mesfushës, ky operacion nuk pritet të jetë aspak i lehtë, sidomos pas dëmtimit të spanjollit, Gavi, dëmtim, i cili lë jo një boshllëk të vogël, në mesfushën e “blaugranave”.

Ndërkaq, kujtojmë se “veterani”, për të cilin Barcelona pagoi plot 3.4 milionë euro gjatë merkatos së verës ka zhvilluar deri më tani plot 17 paraqitje, për “blaugranat” mes kampionatit e UEFA Champions League, teksa ka arritur të regjistrojë edhe 1 asistim.

Share This