Broja: Lëndimi më ndryshoi metalisht, por dua të ec përpara
Armando Broja ende nuk ka mundur që të rikthehet në formën e tij optimale, kur kanë kaluar disa muaj nga lëndimi i rëndë që pësoi ndaj Aston Villas.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka dhënë një intervistë për faqen e Chelseat, ku tregon edhe vuajtjet e mëdha që ka kaluar.
“Gjithçka po shkonte shumë mirë, më pas erdhi ndeshja kundër Aston Vilës. Hyra për të marrë topin, ai më kaloi dhe gjuri im shkoi nga brenda. Sapo u bë ai kontakti fillestar, e kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Kisha shumë dhimbje. Gjuri më rrihte, megjithëse nuk mund ta ndjeja në fillim, sepse ishte një tronditje e madhe. Nuk kisha pasur kurrë një dëmtim kaq të madh më parë. Isha konfuz, nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte, po bërtisja. Jam i sigurt që më dëgjoi gjithë stadiumi. U ktheva në dhomën e zhveshjes pasi u largova me barelë. Të nesërmen shkova direkt për të bërë një skaner. Më thanë se kisha çarë meniskun. Prindërit e mi ishin aty dhe ishte një tronditje e madhe. Ishte shkatërruese”, ka thënë Broja.
Më pas Broja foli edhe për përudhen e riaftësimit, duke treguar se nuk ishte periudhë aspak e vështirë.
“Muajt e parë ishin të vështirë. Nuk e kuptova se kishte kaq shumë faza të rehabilitimit që duhet të kaloja. Fillova të mos ecja dot dhe isha i lidhur në shtrat për një farë kohe. Më duhej të mësoja se si të ecja përsëri pothuajse nga e para. Isha me paterica, fillova me dy, më pas arrita në një, dhe më pas m’u desh të provoja të mbaja peshë në gjurin tim. Më duhej të rimësoja të gjithë filozofinë e ecjes. Kur fillova të ecja, ende nuk mund ta përkulja ose zgjasja plotësisht gjurin. Sapo e kalova këtë dhe munda të përkulja gjurin, mendoja se mund të filloja stërvitjen, por ditën e parë që dola jashtë e ndjeva që nuk isha gati”, ka shtuar Broja.
“Deri në shtator të këtij viti unë isha jashtë stërvitjes me grupin. Ishte një periudhë e gjatë dhe një rrugë malore. E dija që lojtarët e tjerë e kishin kaluar të njëjtin dëmtim më parë si Ben Chillwell. Vetëm mendoja për këtë dhe u përpoqa të luftoja. I detyrohem një meritë të madhe mjekëve dhe stafit mjekësor të Chelsea. Ata më kanë ndihmuar vazhdimisht çdo ditë për të më rikthyer në pozicionin në të cilin jam tani. Nuk do ta kisha bërë pa ata, prindërit e mi dhe shokët e skuadrës”, ka deklaruar sulmuesi kuqezi.
Në fund Broja foli edhe për synimet që kishte, duke paralajmëruar se synim e ka të kontribuojë sa më shumë në sukseset e skuadrës.
“Pati një ndikim të madh në jetën time, nga ana fizike dhe mendërisht. Më ndryshoi mendërisht, dhe mënyrën sesi mendoj për t’u marrë me gjërat. Ishte një periudhë e vështirë, por jam shumë i lumtur që ka kaluar. Tani dua të eci përpara dhe të vazhdoj. Ndihem më mirë se kurrë dhe tani gjuri im është kthyer pothuajse si ishte. Ndihem mirë dhe e lumtur. Mezi pres tani që të shpresoj të marr më shumë mundësi dhe të vazhdoj që andej. Dua ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur dhe ndihem gati për ta bërë këtë”, ka deklaruar Broja.