Tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, Gjilani takohet me Prishtinën
Sot nga ora 12:00 është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Kampioni aktual i Kupës së Kosovës do të mposhtet me SC Gjilanin, skuadër të cilën e kishte mposhtur në finale me rezultat 2-0.
Nga 16 skuadrat që kanë mbetur në garë, secila nga to synon që t’i shkoj në fund kësaj gare dhe në 1/8 e finales do të ketë përballje shumë interesante.
Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin e Gjakovës, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Rilindjën 1974.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ ku Trepça ’89 takohet me Llapin, derisa Vjosa pret 2 Korrikun.
Feronikeli – Malisheva është një sfidë tjetër interesante ashtu si edhe Suhareka – Prishtina e Re dhe Dukagjini e Dinamo.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohet më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2024.
Më poshtë keni shortin e kompletuar për këtë fazë:
Trepça 89’ – Llapi
SC Gjilani – Prishtina
Drita – Rilindja 1987
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli ’74 – Malisheva
Suhareka – Prishtina e Re
Ballkani – Vëllaznimi