Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në ndeshjen Inter – Real Sociedad
Ndeshja e fundit e grupit D mes Interit dhe Real Sociedad do të arbitrohet nga zvicerani Sandro Scharer dhe asistentët e kryesorit do të jenë Jonas Ern dhe Bekim Zogaj.
Zvicerani me origjinë shqiptare, Zogaj, dhe ekipi i tij i arbitrave kanë vendosur drejtësi në një ndeshje të Interit në Ligën e Kampioneve edhe sezonin e shkuar, në fitoren 0-2 në transfertë kundër Viktoria Plzenit, aty ku kryesori dha edhe kartonin e fundit të tij të kuq në kompeticion.
Zvicerani është i njohur për mënyrën e tij mjaft moderne të arbitrimit: pak fishkëllima, pak kartonë dhe madje edhe pak penallti të dhëna.
Në fakt, penalltia e fundit e dhënë në këtë kompeticion daton në tetor 2020, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaroshit.