Champions League rikthehet me duele të zjarrta

Champions League rikthehet me duele të zjarrta

Ndeshjet e gjashta dhe të fundit në fazën e grupeve të Champions League do të japin verdiktet finale.

Të gjithë sytë janë të drejtuar te Napoli, që pas humbjes me Real Madrid tashmë pret Bragën në stadiumin “Maradona”.

Situata në Grupin C është e përcaktuar. Skuadra e Walter Mazzarri duhet të bëjë sforcon e fundit që të sigurojë vendin e dytë. Avantazhi me 3 pikë nga Braga në renditje dhe fitorja 2-1 në sfidën e mëparshme në Portugali ia bën detyrën më të lehtë.

Napoli vazhdon më tej edhe nëse humbet me një gol diferencë. Në takimin tjetër, Reali luan transfertën me Union Berlin që ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Interi e ka siguruar kalimin në 1/8, por duhet të hipotekojë vendin e parë në Grupin D. Për ta arritur këtë objektiv, zikaltërit duhet të fitojnë në “San Siro” përballë Real Sociedad. Ndeshja e kaluar në Spanjë përfundoi 1-1, por golavarazhi më i mirë favorizon baskët.

Tejet i komplikuar Grupi A dhe fati i Manchester United që me 4 pikë renditet i fundit. “Djajtë e Kuq” shpresojnë te një mrekulli, sepse për t’u kualifikuar duhet të mposhtin Bayern Munchen dhe të shpresojnë që ndeshja FCCopenhagen – Galatasaray të mbyllet në barazim.

Sytë janë edhe nga ndeshja Lens-Sevilla, ku asnjëra nuk mund të kualifikohet, por kërkojnë të luajnë në Europa League. Në Grupin B, Arsenali është kualifikuar si fitues, ndërsa PSV Eindhoven në vendin e dytë.

Share This