Inzaghi provon formacionin anti-Sociedad, ja si pritet të luajë Interi

Inzaghi provon formacionin anti-Sociedad, ja si pritet të luajë Interi

Ka ende kohë për të vërshëllyer fillimi i Inter-Real Societad, por indikacionet e para nga stërvitja e parafundit e zikaltërve janë goxha interesante.

Në sulm, në atë që duhet të jetë formacioni titullar, Inzaghi ka hedhur Sanchez dhe Thuram, me Lautaron në skuadrën tjetër.

Një lloj konfirmimi ky për kilianin, titullar në 3 sfidat e fundit në Champions dhe që qëndroi në stol për 90 minuta ndaj Udinezes të shtunën. Nga stërvitja ka patur lëvizje të tjera domethënëse, pasi Inzaghi ka provuar Cuadradon në të djathtë, dhe sfida ndaj Societad mund të jetë e para për të si titullar që pas dëmtimit në tendinë.

Në krahun e kundërt do të jetë Dimarco ndërsa Fratessi është preferuar para Barellës në mesfushë, bashkë me Calhanoghu dhe Mkhitarian, çka do të thotë se Kristjan Asllani pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.

Në mbrojtje para Sommer kanë luajtur me skuadrën e titullarëve Darmian, Acerbi dhe Carlos Augusto që është preferuar para Bastonit. Stol edhe për Bisseck që të shtunën dhuroi një paraqitje mjaft të mirë.

E ndërsa të tjerët kanë vazhduar punën me grupin, Pavard ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, por është gjithnjë e më mirë, dhe francezi pritet të grumbullohet për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Lazios.

Share This