Ten Hag: Mund ta mposhtim çdo kundërshtar

Ten Hag: Mund ta mposhtim çdo kundërshtar

Erik Ten Hag tha në konferencën e tij zyrtare për shtyp para ndeshjes me Bayern Munich në Champions League se “Djajtë e Kuq” mund të mposhtin çdo ekip.

“Unë kurrë nuk mendoj negativisht. Ne mendojmë pozitivisht. Ne duhet të fitojmë për të qëndruar në Evropë. Ne kemi treguar javët e fundit se kur jemi në maksimumin tonë, ne mund ta bëjmë atë,” filloi Ten Hag.

“Unë nuk mendoj për të fituar turneun kur të fillojë sezoni. Ne e kemi këtë mundësi, nuk është në duart tona. E dinim se çfarë duhej të bënim. Jemi në gjendje të mposhtim çdo kundërshtar. ”

“Ky ekip mund të performojë në një nivel vërtet të lartë. Është përgjegjësia ime – të përmirësoj skuadrën. Unë do të jap më të mirën time, dhe po ashtu edhe skuadra”, shtoi trajneri i klubit.

“Old Trafford nuk është një vend i këndshëm për asnjë kundërshtar”, përfundoi Ten Hag.

Share This