Moreno te Kosova vjen me një staf prej 5 personash, shuma e qarkulluar në media prej 600 mijë euro nuk qëndron

Moreno te Kosova vjen me një staf prej 5 personash, shuma e qarkulluar në media prej 600 mijë euro nuk qëndron

FFK-ja, përkatësisht presidenti Agim Ademi e ka zhvilluar takimin e parë më trajneri spanjoll, Robert Moreno që pritet ta marrë drejtimin e Kosovës.

Ballkani.info ka mësuar ekskluzivisht që bisedimet në Stamboll kanë qenë të frytshme dhe janë në rrugë të mirë, por marrëveshja ende nuk është finalizuar.

Siç mëson Ballkani.info, Moreno në këtë takim është interesuar për programin dhe objektivat e Kombëtares. Ai para drejtuesve të FFK-së i ka paraqitur objektivat dhe synimin që ka me dardanët duke paraqitur programin e punës.

Ai është interesuar edhe për kushtet e punës dhe do të vizitojë Kosovën ku do të shoh më afër atë që do t’i afrohet për të punuar.

Ai te Kosova do të vije me një staf prej 5 personash dhe gjatë takimit fare nuk janë përmendur shumat.

Pra 600 mijë euro pagë që po përmenden në media nuk bëhet fjalë, por gjithçka do të zbardhet pasi vet Moreno më stafin e tij do të zbres në Prishtinë.

Share This