Ancelotti për Brahim Diaz: Koha e kaluar në Milan i bëri shumë mirë

Ancelotti për Brahim Diaz: Koha e kaluar në Milan i bëri shumë mirë

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka vlerësuar Brahim Diaz, i cili ishte i huazuar te Milan në edicionin 2020-2023 dhe në këtë sezon në La Liga ka shënuar dy herë.

“Koha e kaluar në Milan i bëri shumë mirë, në mbrojtje ai ka punuar shumë dhe është rikthyer në një gjendje optimale taktike”, ka thënë Ancelotti.

“Ai gjithmonë pozicionohet mirë pa top. Është e rrallë ta shohësh këtë te një sulmues i cilësisë së tij. Zakonisht është më e vështirë për lojtarë si ai të pozicionohen pa top.”

Share This