Mazzarri thotë se Napoli duhet të kalojë tutje në Champions League

Mazzarri thotë se Napoli duhet të kalojë tutje në Champions League

Napoli po kërkon një barazim në shtëpi ndaj Bragës për të garantuar përparimin në Champions League.

Trajneri Walter Mazzarri duke folur para ndeshjes ka theksuar se ekipi i tij duhet të kalojë tutje.

Në Grupin C Real Madrid tashmë ka siguruar vendin e parë pasi ka fituar pesë ndeshjet e deritanishme të martën përballet me Union Berlin. Skuadra italiane është e dyta në Grupin C me shtatë pikë, tri më shumë se sa Braga.

“Nesër është thelbësore të kalojmë, para së gjithash. Për mendimin tim luajtëm shumë mirë kundër Juventusit në pjesën e parë dhe kundër Interit, por nesër jam i interesuar të kaloj, duhet të gjejmë ekuilibrin që kishim vitin e kaluar dhe duhet të tregojmë se sërish jemi solidë”, ka thënë Mazzarri në një konferencë për shtyp të hënën.

Share This