Grupi D, Inter dhe Real Sociedad luajnë për vendin e parë

Grupi D, Inter dhe Real Sociedad luajnë për vendin e parë

Në Grupin D, Inter dhe Real Sociedad tashmë kanë kaluar në fazën me eleminim direkt në Uefa Champions League, me vetëm një cështje për të zgjidhur, vendin e parë në grup.

Dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me 11 të tilla. Për ekipin zikaltër është sezoni i tretë radhazi që rezervon një vend për në 1/8-tat, madje Inter mund të kryesojë grupin e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2011-2012.

Skuadra drejtuar nga Simone Inzaghi ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, dhe ajo disfatë erdhi në shtator kundër Sassuolos.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë dhe me një diferencë më të mirë golash, gjithçka që i duhet Real Sociedad për të garantuar vendin e parë është një barazim.

Një gjë e tillë duket e arritshme duke marrë parasysh se në shtatë ndeshjet e fundit, ekipi bask ka arritur në shtatë ndeshje të marrë 5 fitore e dy barazime.Megjithatë statistikat janë një tregues i qartë se kundër ekipeve italiane, Real Sociedad vuan shumë.

Në 9 përballje ka arritur vetëm pesë fitore e 2 barazime, e vetëm një fitore, pikërisht kundër Interit në vitin 1979. Në përballjen tjetër mes Salzburgut dhe Benfica-s, sfidë që do të luhet në orën 21:00, ekipi austriak është më i favorizuar për të kaluar në Europa League. Mjafton vetëm një barazim në shtëpi, ndërsa ekipit portugez i duhet një fitore me një diferencë prej 3 golash, dicka që duket e pamundur.

20 SHTATOR REAL SOCIEDAD-INTER 1-1

3 TETOR INTER-BENFICA 1-0

20 SHTATOR BENFICA-SALZBURG 0-2

Share This