11 gjuajtjet në kuadrat nuk mjaftojnë për të shmangur humbjen, Barcelona kthehet… 20 vite pas

11 gjuajtjet në kuadrat nuk mjaftojnë për të shmangur humbjen, Barcelona kthehet… 20 vite pas

Barcelona u mposht mbrëmjen e sotme nga Zhirona me rezultatin 2-4.

Një ndeshje “jo” për katalanasit, që pavarësisht se arritën të regjistronin plot 11 gjuajtje në portën kundërshtare, në fund ishte Zhirona ajo që arriti të arkivonte 3 pikë të arta, duke marrë kryesimin e La Ligës.

Një rekord ky për katalanasit, që në një ndeshje shtëpie mposhten edhe pse regjistrojnë 11 gjuajtje në kuadrat.

Hera e fundit që katalanasit ishin mposhtur në shtëpi me kaq shumë gjuajtje në portë, ishte viti 2003, në duelin ndaj Realit të Madridit, asokohe Barcelona shënjestronte 13 herë portë, por mposhtej me rezultatin 1-2.

Share This