Dëmtim, traversë dhe dy të kuq! Roma reziston përballë Fiorentinës

Dëmtim, traversë dhe dy të kuq! Roma reziston përballë Fiorentinës

Dy të kuq, traversë, dëmtim dhe shumë tension në Roma-Fiorentina, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra e Jose Mourinhos e nisi shumë mirë, teksa kaloi në avantazh në minutën e pestë me anë të Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg shfrytëzoi një asist të Paulo Dybala, i cili në minutën e 25’ u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar. Fiorentina e filloi më mirë pjesën e dytë dhe iu afrua barazimit me anë të Jack Bonaventurës, i cili u ndal nga traversa.

Nicola Zalewski la Romën me një lojtar më pak në minutën e 64’, teksa dy minuta më pas argjentinasi Lucas Martinez Quarta barazoi me kokë. Në fund u ndëshkua me karton të kuq edhe Romelu Lukaku (87’), i pari në karrierë.

Portugezi Rui Patricio mbajti në lojë verdhekuqtë me pritjet e tij, ndërkohë që ngulmimi i skuadrës nga Firence nuk solli përmbysjen e madhe.

Në fund barazim, rezultat që gëzoi më shumë Romën.

Share This