Lajm i mirë për Man United, Casemiro rikthehet për ndeshjen kundër Bayernit

Lajm i mirë për Man United, Casemiro rikthehet për ndeshjen kundër Bayernit

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, është rikthyer në fushën stërvitore përpara përballjes masive në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

Casemiro pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës teksa po kuante me Brazilin në tetor, dhe që atëherë nuk është paraqitur për United, shkruan lajmi.

Megjithatë, klubi ka konfirmuar se mesfushori u kthye në fushën e stërvitjes në “Carrington” të dielën dhe punoi vetëm ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mori pjesë në një seancë rikuperimi pas humbjes 3-0 kundër Bournemouth në Premier League.

Casemiro tani mund të luaj për United kundër Bayern në “Old Trafford” të martën.

31-vjeçari shënoi dy gola kundër ekipit gjerman në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, por nuk mundi të evitonte humbjen e “Djajve të Kuq”.

Skuadra e Erik ten Hag që atëherë ka regjistruar dy humbje të tjera së bashku me një barazim dhe një fitore.

United duhet të mundë Bayernin dhe të shpresojë që Kopenhagen dhe Galatasaray të barazojnë në Danimarkë nëse duan të kalojnë në raundin tjetër.

Share This