Dhjetë minutat e fundit vendimtare, Trepça mposht Proton Cable Prizrenin
Trepça ka shënuar fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 104:76 (22:17, 20:21, 22:25, 40:13).
Takimi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ndërsa ishte i vlefshëm për javën e 12-të të Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund të kësaj pjese, vendasit me seri prej 8:0, rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputje, ku pjesa e parë përfundon 42:38.
Ngjashëm ishte edhe perioda e tretë, ku prizrenasit nuk linin shkëputjen nga vendasit, ku shifrat pas 30 minutash ishin 64:63. Por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, mitrovicasit ishin bindshëm më të mirë, ndërsa mysafirët assesi të këndelleshin dhe të gjenin lojën e tyre, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 104:76 për ‘Xehetarët’.
Më të mirët te vendasit ishin Drilon Hajrizi me 22 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime, Darnell Edge me 24 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Arti Hajdari me 25 pikë e katër kërcime.
Trepça është në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje, kurse Proton Cable Prizreni numëron katër fitore e tetë humbje.