Struga fiton dhe ruan kreun, Shkëndija triumfon edhe me dhjetë lojtarë ndaj Sileks
Struga merr tri pikët ndaj Bregalnica Stip në takimin e javës së 18-të të kampionatit maqedonas, me sfidën që përfundoi me rezultatin 2-1.
Skuadra shqiptare zhbllokoi takimin në minutën e 12’ me Compaore, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.
Miqtë provuan të reagonin dhe në minutën e 72’ barazuan me Velkoski-n.
Megjithatë në minutën e 90+2’ Compaore riktheu avantazhin te skuadra e trajnerit Duro dhe njëkohësisht i dhuroi edhe fitoren.
Pas këtij takimi Struga kryeson me 39 pikë, teksa Bregalnica Stip renditet në vend të 11-të me 17 pikë.
Shkupi fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Brera Strumica, me golin e vetëm që u realizua në minutën e 47’ nga Trapanovski.
Pas raundit të 18-të Shkupi renditet në vend të dytë me 38 pikë, teksa Brera Strumica në vend të tetë me 20 pikë.
Shkëndija triumfon edhe me dhjetë lojtarë ndaj Sileks, me takimin që u mbyll me rezultatin 3-1.
Aganspahic zhbllokoi takimin në minutën e 8’, duke kaluar vendasit në avantazh.
Miqtë provuan të reagonin në minutën e 18’ me Gjorgjievski-n, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërsa në minutën e 61’ Aganspahic kaloi sërish Strugën në avantazh.
Më pas skuadra shqiptare mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Dita u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69’.
Megjithatë në minutën e 90+3’ Totre vulosi këtë sfidë dhe fitoren e Shkëndijës.
Pas kësaj përballjeje Shkëndija renditet në vend të tretë me 35 pikë, pas Strugës dhe Shkupit, teksa Sileks renditet në vend të katërt me 27 pikë.