Bayern Munich pëlqen Araujo
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo raportohet se pëlqehet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
“Bavarezët” synojnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes, dhe sipas medieve gjermane, Araujo është dëshira e skuadrës gjermane.
Kapiteni i Barcelonës me ‘Blaugranat’ ka kontratë deri në vitin 2026 me një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh.
Krerët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e mundshëm të Araujo në “Allianz Arena”.