Inzaghin e kënaq fitorja ndaj Udineses

Inzaghin e kënaq fitorja ndaj Udineses

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Udineses.

Skuadra “Nerazzure” mundi Udinesen (4-0), duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

“Djemtë përgatitën mirë për këtë ndeshjen. Ne punuam shkëlqyeshëm tri-katër ditë për këtë ndeshje”, tha Inzaghi.

“E dinim forcën e Udineses. Nuk janë për t’u nënvlerësuar, edhe pse nuk janë mirë një renditje, por janë një ekip i vlefshëm”, ka theksuar tekniku italian.

Pas kësaj fitore, Inter rikthehet në krye të tabelës me 38 pikë, dy më shumë së Juventusi, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak.

Share This