Roma rikuperon Dybala-n, transferta e Tiranës më pranë
Paulo Dybala mund të jetë në miqësoren e Tiranës.
Mediet italiane kanë bërë me dije mëngjesin e sotëm se sulmuesi argjentinas ka lënë pas dëmtimin muskulor që pësoi në miqësoren përballë Toulouse dhe po përgatitet që të rikthehet në stërvitje me regjim të plotë.
Sipas medieve fqinje Dybala kishte lodhje të muskujve të këmbës për shkak të mbingarkesës gjatë kësaj faze përgatitore. Ditën e sotme do të shikohet nëse Dybala do të jetë me pjesën tjetër të lojtarëve në Trigoria.
Në rast se rikuperohet plotësisht atëherë mendohet se Mourinho do ta grumbullojë për duelin me Partizanin.