Daja: E dinim se humbja do të vinte një ditë
Llapi ka triumfuar ndaj Ballkanit, duke e mposhtur me rezultat 5:3.
Për skuadrën nga Suhareka kjo ishte humbja e parë në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, Ilir Daja ka thënë se e dinin që një ditë do të vije disfata.
“E dinim se do të vinte humbja e parë për neve. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2:2. Kemi pasur edhe raste tjera për përmbysje të rezultatit. Ndoshta kjo mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin”, tha Daja, raporton lajmi.
Edhe pse pësoi humbjen e parë, Ballkani vazhdon të kryesoj tabelë, derisa Llapi ngjitet në pozitën e dytë.